E riktheu në krye të Bashkisë, Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese!

1 Minuta Lexim

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik.

Kërkesa është dorëzuar ditën e sotme dhe avokatët kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të vendimeve arrest me burg sepse janë jo propocionale.

Mes disa arsyetimeve i thuhet kushtetueses që edhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese vendosi më 3 nëntor të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull