Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.
Ai pretendon se nuk është autori i ngjarjes që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces.
Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës e rrëzoi atë.
Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që qëlloi ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

