Elon Musk ka bërë një parashikim të guximshëm për të ardhmen e punës. Sipas tij, brenda 10 deri në 20 viteve, puna nuk do të jetë më një nevojë, por një aktivitet që njerëzit do të bëjnë vetëm për kënaqësi dhe interes personal.
“Do të jetë opsionale, si të luash një sport apo një video game,” tha Musk. “Nëse do të punosh, do të jetë thjesht për kënaqësi, ashtu si të mbjellësh perime në kopshtin tënd.”
Parashikimi i tij lidhet me avancimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive që mund të zëvendësojnë pjesën më të madhe të punës rutinore.
Burimi: Fox Business

