Gara për kreun e BKH-së: Ja kush renditet i pari

1 Minuta Lexim

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit.

Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në garën për Drejtorin e BKH janë 7 kandidat Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Mësohet se komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare.

Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim.

Paraprakisht burimet konfirmojnë se i pari është renditur Gentjan Ndoj, por Komisioni ka mundësinë të zgjedhë mes 3 emrave të renditur të parët.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull