GJKKO dënon ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe pesë të tjerë, për tentativë vrasjeje dhe trafik droge

13 Minuta Lexim

GJKKO ka dënuar me 12 vite burg ish shefin e krimeve Dedan Gjoni për tentativën e vrasjes së vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, si dhe për përfshirje në grup të strukturuar kriminal së bashku me pesë persona të tjerë, pjesë e dosjes “Metamorfoza 2”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga”.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 75, datë 21.11.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale

“Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80

– 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Ismail Zeneli me një dënim të vetëm me 15 vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ismail Zeneli me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ismail Zeneli do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm me 9 vjet burgim. – Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 6 vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bujar Ajeti (Gremizi) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 6 vjet burgim. –

Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm me 6 vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm përfundimtar prej 4 vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adrian Cenaj (Dedja), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim.

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me 12 burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dedan Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 burgim.

– Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dedan Gjoni do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besmir Murtati me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besmir Murtati me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besmir Murtati do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Albert Prenga me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Albert Prenga me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Prenga do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull