Gonzato: Hetimi parlamentar përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre

3 Minuta Lexim

Në kuadër të Ditës së Kërkimit Parlamentar, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se hetimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, mbikëqyrje efektive të legjislacionit dhe forcimin e demokracisë.

Ambasadori theksoi se monitorimi i ligjeve dhe përdorimi i kërkimit cilësor janë të domosdoshëm. Sipas tij, kërkimi nuk duhet të kufizohet vetëm te harmonizimi ligjor me BE-në, por duhet të analizojë edhe ndikimin social dhe ekonomik te bizneset dhe qytetarët, për të arritur standardet e Bashkimit Evropian.

“Kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, për mbikëqyrje efektive legjislative dhe forcon demokracinë. Shqipëria hyn në një fazë thelbësore të anëtarësimit, ajo e çeljes së të gjithë grupkapitujve. Kjo është një arritje e qartë e kryer me shpejtësi të jashtëzakonshme, por faza tjetër do të jetë vendimtare. Po hyjmë në një faze komplekse teknikisht dhe politikisht të procesit të integrimit dhe në këtë fazë parlamenti luan një rol thelbësor ku diskutohet dhe miratohet. Një rol i rëndësishëm është edhe monitorimi i këtij legjislacioni, kërkimi parlamentar është i domosdoshëm, është themeli i politikbërjes bazuar në të dhënat”, tha Gonzato.

Sipas tij, kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndikon në besimin publik në procesin e integrimit.

Gonzato shtoi se anëtarësimi duhet të përfshijë jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën dhe shoqërinë civile, dhe të mbështetet nga një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror.

“Nuk duhet parë vetëm harmonizimi ligjor me BE se nuk është vetëm kjo arsyeja për të pasur kërkimin cilësor parlamentar, por edhe për të analizuar ndikimi social-ekonomik të bizneset dhe qytetarët se kjo është arsyeja për të arritur standardet e BE-së. Kërkuesit duhet të paraqesin ligjvënësve kostot dhe ndikimin strukturor në shoqëri. Kjo përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre. Kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndërton besimin publik në procesin e integrimit.

Integrimi duhet të ketë një mbështetje të gjera politike e shoqërore, jo vetëm nga qeveria por edhe opozita e qytetarët. Reformat duhen miratuar mbi fakte dhe të shpjegohen përfitimet e tyre për qytetarët”, tha Gonzato.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull