Ish sekretarja vjedh 10 milione euro bizhuteri ne banesat e biznesmenit nderkombetar

3 Minuta Lexim

Shume media ne vendet e Lindjes i kane lene hapesire lajmit te bujshem se ish sekretarja e biznesmenit ndërkombëtar Yavuz Yükselir,  grabitje dhe mashtrim me vlerë 10 milionë euro.  Ngjarja daton që nga viti 2014. kur G.N., një shtetase e Azerbajxhanit që u punësua në zyrën e Yavuz Yükselirit, me kalimin e viteve fitoi besimin e çiftit dhe u pranua si pjesë e familjes.

Per shkak te rrethanave, kur bashkeshortja e biznesmenit nuk mund te kthehej ne Turqi, per shkak te lindjes se binjakeve, ndersa humbi edhe nenen e vet. Ne keto kushte biznesmeni urdheroi blerjen e nje shtepie ne Stamboll per gruan e tij. Meqenese çifti nuk mund të vinte në Turqi, shtëpia u regjistrua përkohësisht në emër të G.N., ndonese krejt pagesat u kryen me transferta bankare nga familja.

Mirepo sipas akuzave, N. aktivizoi planin e saj djallëzor dhe e shiti shtëpinë duke pretenduar se ishte e saj. Kur zonja Rakel u kthye në Stamboll dhe deshi të qëndronte në atë shtëpi, administrata e kompleksit nuk e lejoi të hynte, sepse urdhri kishte ardhur nga G.N.

Sipas hetimeve N. nuk u mjaftua vetëm me shitjen e shtëpisë, por grabiti edhe sendet më të vlefshme të çiftit: diamante, ar në shufra, orë koleksioni, varëse, rruaza lutjeje dhe çanta marka ndërkombëtare. Një pjesë e tyre u shit përmes nje argjendari, kurse një pjesë tjetër u kontrabandua jashtë vendit.

Planet e nxjerrjes se bizhuve dhe sendeve me vlere nga banesa kane qene tejet te rafinuara per te evituar edhe zhurmen e teknologjise se sigurise se baneses se biznesmenit prej ish sekretares.

Procesi në Prokurorinë e Stambollit

Pas kallëzimit penal, Prokuroria e Stambollit hapi një dosje hetimore. Përveç G.N.-së, në listën e të dyshuarve janë: një argjendar, një taksist, disa administratorë pallati, fotografi Murat dhe vajza e një ish-nënkryetari bashkie që ndodhet aktualisht në burg për ryshfet.

Ky rast po shihet jo vetëm si vjedhje, por si një krim i organizuar me shumë pjesëmarrës, që ka tronditur opinionin si në Turqi, ashtu edhe në Azerbajxhan.

kirgistangazetasi.com


 

 


 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull