Ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, Julian Sulo hesht në Komisariat, shoqërohen 6 persona

1 Minuta Lexim

Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si ‘Juli i Pashakos’, ishte shënjestër e një atentati sot në qytetin e Lushnjës.

Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë, pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Megjithatë sipas raportimeve 45-vjeçari deri më tani ka heshtur para uniformave blu, duke mos dhënë asnjë informacion.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar edhe 6 persona në Komisariat në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërsa autorët vijojnë të jenë ende në kërkim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull