Kompania “Wizzair” tallet me shqiptarët!!!

2 Minuta Lexim

Nga Besim Dybeli-

Nuk është hera e parë që kompania Wizzair sjell vonesa apo anullime te befta,në fluturime me orë të tëra. Ankesat kane qene dhe mbeten te shpeshta per kesi rastesh dhe sidomos per disa linja qe bashkojne aeroportin nderkombetar te Tiranes me aeroporte te tjera ne disa vende.
Kështu ndodhi dhe më datën 3 nëntor 2025 në aeroportin e Bergamos.

Linja e orës 22 e 35 minuta drejt Tiranës, u pezullua! ( Thonë përkohësisht!..)
Si për ironi të fatit, dy autobuzat e kësaj linje me pasagjerë ndaluan pranë avionit ne terminal, por nuk i hapën dyert.

U tha se avioni vonohet një orë. U kthyen sërish aty ku u nisën. Ende nuk pati asnjë përgjigje për shkakun.

Më së shumti shqiptarët qe i besojnë kësaj kompanie, mbeten të përvuajtur, te diskriminuar, te trajtuar si qytetare te kategorise se dyte…

A ka sanksione për këtë kompani apo linjat e saj jane monopol ?!

Natyrisht qe ligjet per sharbimin e transportit ajror dhe rregullat e sherbimit prej kompanive parashikojne penalitete per te gjitha rastet kur kompanite shperfillin, injorojne dhe diskriminojne udhetaret, aq me teper ata ne grup apo sikunder mund t’i perkasin nje shteti te vecante.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ankesa, denoncime dhe sidomos akuza te tilla duhet urgjentisht t’i marre ne konsiderate dhe te ushtroje audite te posacme per te ndermarre penalitete te ngjashme me institucionet simotra ne vendet e tjera per raste te tila. Nderkohe qe qytetaret-udhetare te ndeshkuar padrejtesisht do te duhej te ankimonin juridikisht kompanine per te perfituar demshperblime dhe benefice qe parashikon legjislacioni per keto raste te shperfilljes se kontratave dhe detyrimeve shperblyese ndaj udhetareve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull