Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano pak ditë më parë.
Teksa nisi seanca plenare dhe kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi hapjen e saj dhe rendin e ditës, kaloi menjëherë tek kërkesa për ligjvënësit që të mbanin heshtje një minutë për humbjen e ish-kryeministrit Nano.
“Kuvendi shpreh sot ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer disa herë si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e vendit. Nano do të kujtohet si një figurë me ndikim dhe me ide që la gjurmë në thella në historinë e kombit tonë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.”, tha Peleshi.

