Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, si ndahen shpërblimet nga 100 deri në 150 mijë lekë

1 Minuta Lexim

Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fundvitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024-s për shpërndarjen e tij.

Kështu, nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë mbi 515 mijë individë që marrin pension deri në 20 mijë lekë.

Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë, lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë.

Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që pensionsitët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm.

MOS HUMBISNI

Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull