Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona, të cilët kishin marrë me qira një apartament dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ranë dy shtetase kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, si dhe E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policior të koduar “Rent house 2”, ku u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, që ushtrohej prostitucion.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

