Morën peng e dhunuan 32-vjeçarin në Devoll, lihen në burg vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati dhe dy të tjerët

1 Minuta Lexim

Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbati, vëllain e deputetit të PD Bledjon Nallbati.

Të njëjtën masë ka dhënë edhe për Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, të cilët së bashku me vëllain e deputetit demokrat morën peng 32-vjeçarin Ilir Topçiun dhe e dhunuan fizikisht në Devoll.

Pala mbrojtëse kërkoi masë sigurimi më e lehtë, ‘arrest në shtëpi’ por kërkesa nuk u pranua. Në këto 40 ditë prokuroria do kryejë të gjitha hetimet.

Autorët dhe i dëmtuari kanë qenë miq. Gjatë seancë të tre pranuan faktin që e kanë goditur.

Avokatët mbrojtës kërkuan të faktohet që është kryer vepra penale e “heqjes së paligjshme të lirisë” pasi këta të fundit pretendojnë që është “plagosje e lehtë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull