Nis punimet Komisioni i Reformës Territoriale, PD e bojkoton

1 Minuta Lexim

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike.

PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë.

Megjithatë, përballë deputetëve socialistë u shfaqn të ulur dy prej deputetëve nga partitë aleate të PD.

Të pranishëm në komision ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull