Rama: Pas rritjes së pensioneve e pagës minimale, ja çfarë përmban Projekt-Buxheti 2026

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama tha se projektbuxheti i 2026 përfshin fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve publikë në nivel qendror dhe lokal.

Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se në sektorin e shëndetësisë dhe policisë, përpos indeksimit të pagave, do të llogaritet edhe vjetërsia në punë.

“Kemi një lajm tjetër shumë të mirë në projektbuxhetin e vitit 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për punonjësit e sektorit publik, qoftë në nivel qëndror, vendor të cilat do të korrektohen çdo vit. Kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen ne përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale, i shton gati 100 mln euro qysh në vitin 2026, shumës që mandati i katërt do të vejë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.

Kështu konkretisht 10600 punonjës shërbimi do të përfitojnë me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistë e administratës publike, rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, mësuesit 3 mijë lekë të reja në muaj. Në sektorin e Shëndetësisë, do të fillojë përllogaritja e vjetërsisë në punë. Do të ketë rritje për vjetërsinë në punë edhe për sektorin e policisë.

Tani më Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do bëhet çdo vit dhe më i prekshëm. Ata që na dhanë besimin me 83 mandate meritojnë çdo vite  më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë“, tha kryeministri Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull