Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ballukun, Peleshi: Është çështje nën hetim

1 Minuta Lexim

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD për interpelancë për çështjen e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi shpjegoi se është një çështje në hetim dhe ndërhyrja e Kuvendit bie ndesh me punën e drejtësisë.

“Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës.

Në përputhje me atributet , vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për t’u realizuar”, tha Niko Peleshi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull