Situata me reshjet e shiut/ Çfarë paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave

3 Minuta Lexim

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një njoftim lidhur me kushtet e pritshme atmosferike dhe reshjet e shiut në vend. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se sot dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin

Më tej thuhet se në qarqet Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu, theksohet se si rezultat i reshjeve të dendura, që pritet të vazhdojnë deri ditën e dielë do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Instituti njofton se lumi Vjosë do të vazhdojë të ketë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.  Në njoftim është përfshirë dhe parashikimi i motit.

Njoftimi:

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sot pasdite (e enjte, dt. 20) dhe nesër (e premte, dt. 21) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë dy ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Diel dt.23 Nëntor, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lumi Vjosa do të vazhdojnë të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt. 20) dhe nesër (e premte, dt. 21) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Fier dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA

Nesër (e premte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 17 °C

në vendet e ulëta: 13 / 16 °C

në vendet malore: 8 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt. 20) dhe nesër (e premte, dt. 21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet. 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull