Nga Ilnisa Agolli-
Mund të them se në darkat pos apokaliptike nëpër rëndomjen e Ballkanit dhe Europës, në New York ndodhi e paharrueshmja një natë. Ishte e fundit për mua. Unë jam gazetare. Nga ato që është mësuar të përballet me afate në jetë, sa herë udhëton. Gjë kjo që nuk më befason edhe aq. Por çudia ndodh. Amerika të përplas vetveten me të dy kohët, si jetoj e se si duhet të jetoja. Pasi brodha bregun lindor dhe atë perëndimor, ndërmjet Atlantikut e Paqësorit, kuptova rëndësinë e fatit periferik se luksi nuk vishet nga fati, sa nga ata që në jetë të sjell fati. Edhe kur është qorr, është më e butë jeta po aq sa liria. Në rastin tim, ndodhi e kundërta. Njeriu lind me misionin dhe kufinjtë kohorë nuk përcaktohen dot, mendova. Po kaloja nga Radio City në 5th Ave, drejt Elton Ilirjanit. Nuk isha as në ditën e tretë në New York dhe rrugët e Manhattan m’u dukën të njohura. Eltoni është si puna e një ushtrimi të mirë për poetët kur nuk prodhojnë dot, por kur ata munden e kthejne në përvojë pavetëdijen e tyre. Totalisht e ndërgjegjshme në atë çka doja të shmangia në bisedë me të, ishte Parashqevia. Kjo sepse unë e ndaj privaten nga profesioni, njerëzoren nga ajo jonjerëzorja dhe kjo nuk më bën të shfrytëzoj të jashtëzakonshmen e profesionit tim, përballë humanes së zakonshme që e shoh si poezi dhe e shkruaj kur situata thjeshtëzohet. Mesa duket, pas distancimit tim pa vënë në siklet mikun tim gjenial që mes meje m’u duk se vëreu dhe një herë tjetër ndryshimin e Shqipërisë të vogël dhe Amerikës, ndodhi e papritura. Një darkë me Parashqevinë në krah. E cila përmbushi veç kënaqësisë time dhe gojët e “përrallës nga e kaluara” teksa tejkaloi edhe një mijë e një netët e klasikes botërore. Shkova rreth 15-të minuta vonesë. Eltoni fisnik i pashoq, ishte ulur ne tavolinë me Parashqevinë. Milos, restoranti ishte ftues. Pjatat e para dhe verën e gjeta të shtruar. Parashqevia dallohej qysh larg nga bereta që kishte zgjedhur. Kur i dhashë dorën dhe u ula, ndjeva aftësinë profetike që kishte. Shkëlqente me ato lloj xixash e depërtoi në kokën time, siç kurora që nuk ia shpëtoi kurrë fatin e gruas në Shqipërinë e këngës. Dikur ajo vezullonte, e si për ironi, një vit më parë i dha famë edhe gurit në mes të Time Square, duke jetuar pa bërë zë. Ilnisa, më tha, me një zë të ngrohtë e të qetë. – Jam e lumtur që je Agoll, dhe Dritëronë e ruaj ende në kujtesë përgjatë vizitës që pati në New York. Njëjtë si ti, ai nuk donte të takonte askënd dhe Eltoni më tha se ti nuk i kishe kërkuar asnjë takim me mua. Përse? Sepse kam takt, i thashë. Dhe Zoti nuk të braktis kurrë kur ke takt. Ishte e bukur, fliste ngadalë me një shqipe të papërzier, me të njëjtën delikatesë siç dhe arti stimulues që na rriti të gjithëve dekadash. E vetëpërmbajtur u ndal, e tha: Zoti, ai është shpëtimtari. Parashqevia mesa duket kishte ndërtuar një lidhje të veçantë me të në gjithë këto vite. Me siguri vetëm mëshira e tij e kish lënë te ndrinçonte ashtu si ajo donte. Por hipokritët gojëshqyer nuk munguan për të marre vëmendje nga perandoria e harresës që Parashqevia kish ndertuar dhe ditën e parë në që Eltoni i puthi dorën, në mesin e Hudson Yard dhe i’u përkul në gjunjë ikonës, pa ia kundërshtuar të shkuarën e ashpër rrugëve të New York ndersa shqiptarët hanin të babëzitur portaleve me këtë histori frymëzuese në dhembje. Eltoni i grohu shpirtin pa marrë asgjë parasysh. Vajmedet mendova, ç’rezultat do të kishte e gjitha kjo nëse shqiptarët do ndërronin qasje dhe do të abuzonin më pak. Nëse do të ndjehej më pak ekzorcizëm dhe akoma më pak gënjeshtra. Apo zhvillim dhe zgjidhje. Përsërisni pas meje, u drejtua nga Eltonit dhe unë, përpara se të hamë unë dua te lutemi. Ishte një lutje. Një lutje që le të themi na bëri mirë. Amin. Trokitem gotat, e nisem të flisnim për Amerikën, për të bukurat, të vështirat e saj dhe për dëshirën time të madhe për të qenë atje sa me parë. Në New York, aty ku e magjishmja ështe e mundur. Në fund, u ndalëm të pinim një cigare. Me të njëjtën paqe më foli: Ilnisa, dua të të pagëzoj me emrin Becky Saint Alban sepse ti je e mrekullueshme dhe une kështu dua të të quaj. Ecim ca hapa me tutje, New York është i ashpër në dimër, por plaget e gjejnë shërimin cepave të fatit ose pallatit. Instikti i saj që e njohu me rrugën, mes të ftohtit të braktisjes dhe të njëjtës erë si ajo e asaj nate e shfaqi përsëri modelin gozhdues në sytë e mi për të gjetur gjithnjë cepin e sigurte. Kjo ishte Parashqevia që takova unë dhe ajo në sytë mi qartazi kishte vendosur të mos e rrëfente kurrë mërzinë, njëjtë si Zoti i saj. I cili në fakt na shpallet vazhdimisht në trajta dhe forma të ndryshme. Unë nuk di kush erdhi më parë nga të dy, por di të them që e lexova si vepër takimin me të. Dhe kjo më pëlqeu!

