Deputeti Erion Braçe ka denoncuar me dokumente një gjobë të vendosur ndaj një biznesi të vogël në Tiranë, ku Tatimet kanë vendosur rreth 825 mijë lekë gjobë dhe AKU edhe 150 mijë lekë të tjera, vetëm për 15.82 kilogramë gjizë pa faturë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se institucionet po godasin prodhuesit e vegjël në lagje të varfra. Ky denoncim vjen pas një fjalimi të Braçes dje në Kuvend, ku ai komentoi raportin e KLSH-së dhe theksoi abuzimet e drejtorive tatimore dhe të AKU-së, veçanërisht ndaj bizneseve të vogla.
“Mbaje doren or trim, mbaje!
825.000 leke gjobe tatimet + 150.000 leke gjobe AKU per 15.82 kilograme gjize me vlere 229 leke!
Kuptoni? Gjize!
E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne njesine 5!
Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!
Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e tvsh se bujqesise dhe blegtorise, autofatura sa edhe dordomuzet fiskale e kane kuptuar se ketu behet edhe plani i “formalizimit” edhe hapesira e korrupsionit!
Tani jemi ne piken qe policimi i prodhimit bujqesor te cilin e sheh si zgjidhje vec dhimua, kenaq vec mucin e cdo muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane nam, bejne nam dhe na bejne te leme nam!!” shkruan Braçe në postimin e tij.

