Tritoli ndaj restorantit në Kamëz, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpiak ish‑policin Jeton Lami

1 Minuta Lexim

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish‑policin dhe ish‑shoqëruesin e Ervis Martinajt, Jeton Lami, i cili ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për shpërthimin me tritol në një lokal peshku në Kamëz.

Nga “arrest me burg”, Lamit i është caktuar së fundmi masa “arrest në shtëpi”, duke e liruar kështu nga qelia.

Ngjarja lidhet me shpërthimin e ndodhur pak ditë më parë, ku sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse dyshohet se u vendos në kuadër të një tentative për gjobë prej 500 mijë eurosh ndaj biznesit të pronarit të lokalit.

Florin Domi është liruar gjithashtu, duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore.

Ndërsa për Flogert Mezhikën, gjykata ka vendosur masën më të rëndë: “arrest me burg”, e vetmja masë e tillë e lënë në fuqi nga trupi gjykues.

Hetimet nga prokuroria e Tiranës vijojnë për zbardhjen e rolit të secilit të dyshuar, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në tentativën për gjobëvënie dhe shpërthimin me tritol ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull