UGSH ju fton në ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët

1 Minuta Lexim
Në edicionin e radhës të ndarjes së çmimeve vjetore, UGSH fton gazetarët të marrin pjesë në datën 16 Dhjetor 2025, në Tiranë.
Ditën e martë më 16.12.2025, në orën 11.00, në Ambasadën Gjermane në Tiranë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ju fton në edicionin e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët.
Gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pjesëmarrës në konkursin “Vangjush Gambeta”, do të njihen me fituesit për vitin 2025.
Ndërkohë që do të shpallen edhe fituesit e çmimeve:
” Karriera”,
“Reporteri i Vitit 2025”,
“Raportimi më i mirë i Vitit 2025”
“Ismet Bellova” për gazetarët sportivë.
Në këtë aktivitet të fundvitit, do të jenë të pranishëm kolegë nga krejt hapësira shqiptare, personalitete të larta shtetërore, diplomatike dhe nga fusha të ndryshme shoqërore dhe institucionale nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Të nderuar kolegë pa përjashtim, jeni të mirëpritur të gëzojmë së bashku vlerësimin e kolegëve nga kolegët.
Këtë vit, ceremonia e ndarjes se çmimeve mundësohet nga Ambasada Gjermane dhe Programi rajonal i GIZ, #SustainMedia.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull