30 vite Prokurime Publike, Rama: Progresi në luftën ndaj korrupsionin i padiskutueshëm

3 Minuta Lexim

Gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultatet e arritura në këtë sektor tregojnë qartë vullnetin e shtetit për të luftuar një problem të madh e të trashëguar si korrupsioni.

Sipas tij, progresi i bërë në këtë drejtim “nuk është i diskutueshëm”, ndërsa ndryshimet në pasqyrat e të dhënave krahasuar me disa vite më parë përbëjnë, siç tha ai, “një dallim të dukshëm”.

“Tregojnë vullnetin e shtetit për të luftuar me problemin e madh e të trashëguar të korrupsionit dhe nuk tregojnë se në këtë luftë progesi është i diskutueshëm sepse në fakt progresi është i padiskutueshëm. Pasqyrat e të dhënave kanë një dallim shumë të dukshëm me ato të deri disa viteve më parë. Është një rezultat i një pune të jashtëzakonshme ku Agjencia e Prokurimeve Publike falë lidershipit të drejtores dhe skuadrës së saj ka udhëhequr një proces në të cilin edhe komisioni i prokurimit është bashkuar duke e bërë Shqipërinë të jetë një vend në këtë rajon ku sic e dëgjuam, të jetë një vend lider.

Ky fakt i nënvizuar qartësisht edhe në raportin e SIGMA që e renditi Shqipërinë të parin në Ballkan për sistemin e prokurimit publik do ishte i pamendueshëm më parë.
Dua të theksoj se monitorimet e bëra nga institucionet që veprojnë për llogari të BE nuk janë raporte të natyrës të shumicës së raporteve që ne ndeshemi gjatë cdo viti, dhe bazohen në një nivel të dhënash shkencore të pamjaftueshme.

Janë raporte të bazuara në ekspertizë me integritet shumë të lartë, të bëra nga profesionistë me nivel vëzhgimi dhe të ambicies për të nxjerrë në pah cdo të metë që është shumë sfidues. Vlerësimi i bërë edhe nga SIGMA, është një vlerësim jo thjesht teknik por është vlerësim i rezultatit të një reforme të vazhdueshme të të gjithë sistemit të prokurimeve. Fakti që BE në celjen e negociatave, pati një qëndrim pozitiv në raport me këtë kapitull flet me shume se cdo koment tjetër. Janë vlerësime njerëzish që kur ulen në tryezë zemrën e kanë lënë në shtëpi. Matja e integritetit të njerëzve që janë pas këtyre procedurave është puna e tyre.

Cka për ne përbën një sfidë të vazhdueshme por edhe arsye për tu ndjerë të inkurajuar sepse mund t’ia dalim aty ku dukej e pamundur. Dua të theksoj se ne po vijojmë reformën se duam të shkojmë jo vetëm më larg po aq larg sa na con bekimi i sotëm i teknologjisë dhe AI, që janë dhurata të një kohe të re, për vende si i yni, ku gjithë prapambetja e shkaktuar nga historia mund të kapërcehet me fuqinë e progresit që të jep teknologjia”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull