60 mijë faqe për t’u lexuar, GJKKO i refuzon Veliajt mundësinë e leximit të dosjes nëpërmjet pajisjeve teknologjike

1 Minuta Lexim

Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t’i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike.

Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata.

“Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi. Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur…Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.” – u shpreh ndër të tjera gjatë fjalës së tij Veliaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull