Agron Shehaj: Socialistët të shokuar kur Karçanaj përfundoi në SPAK, as emrin nuk i përmendnin

3 Minuta Lexim

Deputeti i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka qenë pjesë e panelit të “Opinion” ku është diskutuar mbi goditjen e institucionit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ku u lëshuan 8 masa arresti.

Vetë Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSH u la në “arrest shtëpie”.

Shehaj tha se të dhënat që AKSH disponon, janë përdorur në favor të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, veçanërisht për votën e diasporës.

“AKSHI është një institucion që bën tendera sekretë dhe nuk jep llogari se ku shkojnë paratë. Rama ka vendosur që tenderat e AKSHI-t të mos bëhen publikë, dhe nuk dihet se të kujt janë. E dyta, AKSHI është shumë i rëndësishëm sepse ka informacionin, ka të dhënat. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ushqen patronazhistët, arsyeja pse PS mori 80% të votave në Greqi është se morën të dhënat, këta vendosnin se kush kishte plotësuar formularin në mënyrën e duhur për të votuar e kush jo.

Ajo që dallon këtë rast korruptiv nga të tjerët është se e para kemi të bëjmë me rrëmbimin e një qytetari duke përdoru oficerët e policisë, oficerë në detyrë. Nuk janë banditë që janë veshur si policë dhe e kanë rrëmbyer, janë oficerë, zyrtarë dhe këtë e thotë SPAK.”

Deputeti Shehaj foli gjithashtu dhe për ditën kur Karçanaj u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje për 3 orë. Ai tha se në Kuvend socialistët ishin të shokuar dhe se askush nuk e njihte drejtoreshën Karçanaj, e cila drejton AKSH që prej vitit 2013.

“Kjo zonja Mirlinda Karçanaj unë e kam përmendur edhe në Parlament, nuk e njeh askush. Kjo është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me familjen e kryeministrit. Kur është thirrur në SPAK me avokat dhe PS, për këtë çështje kam folur edhe në Parlament, praktikisht mazhoranca ishte e shokuar, sepse kësaj as emri nuk i përmendej. Nga 2013 e deri më sot ajo është drejtoresha e AKSHI, gropa e zezë e korrupsionit dhe të përdorimit të të dhënave për të fituar zgjedhjet. Nuk është akuzuar vetëm për vjedhje, por edhe si grup i strukturuar kriminal.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull