Avokati i Popullit/ Berisha: Mbështetja për Shabanin ishte gabim, Rama operon me opozitën që do

3 Minuta Lexim

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e PD-së për tërheqjen nga procesi i Avokatit të Popullit dhe përse deputetët e opozitës firmosën për Endri Shabanin, ndërsa tani e quajnë një lojë të Edi Ramës.

Berisha pranoi gjatë konferencës se ishte gabim mbështetja me firma për disa kandidatura dhe prandaj tërhoqën firmat. Ai vijoi akuzat se Rama po bën lojën me qëllim që të zgjedhë Endri Shabanin.

“Tani ju e patë se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura, në mos gaboj. Mund të ketë dhe të tjerë që mund të kenë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri PD, para 4 ditësh, pas kërkesës dhe të socialistëve që deputeti të ketë të drejtë vetëm për një firmë, dhe vendimit jo kërkesës, vendimit që mori Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga socialistët, PD u mblodh grupi parlamentar dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështesë ai.

Në kandidaturat që do të mbështeste PD nuk figuronte kandidatura e Endri Shabanit. PD i hoqi mbështetjen zotërisë dhe ata që kanë firmosur tërhoqën propozimin. E tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta.

Por, po këtu unë ju kam deklaruar se, kjo ndodhi pasi u deklaruar nga pala tjetër se, kandidati do ti jepej opozitës.

Ata operojnë me opozitën që duan, por opozitën që duan nuk e pranon kurrë PD-ja. Opozitën që duan e ka Edi Rama tani, kjo është platforma e tij.

Por ne jemi opozita e shqiptarëve, jo opozita e Edi Ramës. Jemi krenar që nuk na don Edi Rama… … Po të mos ishte gabim, nuk tërhiqej mbështetja. Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte.

Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit. Besoj se është e drejtë kjo dhe është interesi i të gjithëve kjo”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull