Burime mediatike bëjnë të ditur se Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar një ditë më parë nga Gazment Bardhi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. E gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare, dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD.
Mësohet gjithashtu se Avokati i Popullit pritet t’i kalojë më 11 dhjetor parlamentit për votim. Në këtë datë do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen për vitin 2026.
Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo.

