Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku u pyet për çështjen e ’21 Janarit’.
Pas daljes nga SPAK, Topi kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve për të mos zbuluar detaje nga çështja, pasi është procedurë e sekretit hetimor.
“Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam folur vazhdimisht për ‘21 janarin’ në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është process nën hetim nuk them dot më shumë se kaq. SPAK heton për të dalë tek e vërteta”, tha ai.

