Bebe Rexha befason fansat shqiptarë me këngë në shqip, shfaqet duke kënduar në gjuhë amtare

1 Minuta Lexim

Bebe Rexha ka ndezur rrjetin pas një videoje të publikuar në TikTok, ku shfaqet në studio duke punuar mbi këngën e saj të re. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është fakti se artistja shqiptare me famë botërore po këndon në shqip.

Ky detaj ka emocionuar veçanërisht publikun shqiptar, pasi rrallëherë Bebe ka sjellë projekte në gjuhën e saj amtare, duke e bërë këtë rikthim të vogël një moment special për fansat.

Fragmenti i shkurtër i këngës është pritur me shumë entuziazëm dhe komentet pozitive kanë vërshuar menjëherë në rrjetet sociale. Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare publikimi, pritshmëritë janë rritur ndjeshëm.

Me këtë hap, Bebe Rexha tregon se pavarësisht suksesit të madh ndërkombëtar, lidhja me rrënjët dhe gjuhën shqipe mbetet e fortë. Fansat tashmë po presin me padurim projektin e plotë, i cili pritet të sjellë një atmosferë krejt ndryshe nga repertori i saj i zakonshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull