Berisha bllokon foltoren, kryetari i Kuvendit ndërpret seancën

1 Minuta Lexim

Pas votimit për heqjen nga rendi i ditës të interpelancës së kërkuar nga Agron Shehaj, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit duke mos lejuar deputeten demokrate Ina Zhupa të marrë fjalën sipas rendit.

Në këto kushte, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ndërpreu seancën.

“Fjala jepet, nuk merret me forcë. Ju lutem, zoti Berisha, nuk e kam mohuar asnjëherë fjalën tuaj apo deputetëve, por në këtë rast s’keni të drejtë të merrni fjalën për replikë sepse nuk iu është përmendur emri.

Nëse e merrni fjalën ju, do e marrin edhe të tjerë e nuk fillojmë dot. Kam besim tek mirëkuptimi juaj”, tha Peleshi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull