Berisha fton partitë opozitare t’i bashkohen në protestë: O Rama ikën, ose opozita shuhet

2 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në protestën e sotme, ai u ka bërë thirrje dhe partive të tjera opozitare për tu bashkuar për qëllimin e përbashkët.

Berisha thotë se ky proces tashmë nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama ose në shuarjen e opozitës.

“Ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh dhe në Nepal, të diktatorëve autokratë, të cilët, pasi vjedhin dhe plaçkitin miliarda nga kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.

22 dhjetori është një ditë e shënuar, është një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht dallimeve, të bashkohemi për t’i dëshmuar botës dhe shqiptarëve se nuk ka forcë që të na ndalojë pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Tirana po zien dhe protesta sot do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores së çdo qytetari për dinjitetin e tij.

Pra, këtë protestë do ta merrni që ndalet dhe një herë, një ansambël i tërë dhe do të ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës dhe shuarjen e opozitës.”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull