Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i kanë kontrolluar zyrën dhe banesën.
Ervina Gjana mban një post kyç në strukturat e rendit, si Drejtoreshë e Krimit Kibernetik dhe Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një funksion me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në hetimin dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me mashtrimet online, call center-at, ndërhyrjet në sistemet informatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për krimin kibernetik.
Sipas gazetarit Elton Qyno Hetimi ndaj kësaj zyrtare dhe të tjerëve është hapur pas sekuestrimit të telefonave të Agasit, ku SPAK konstatoi se shume drejtues të Policisë së Shtetit, janë rekrutuar dhe emëruar nën ndikimin e grupeve kriminale.
Hetimi ndaj policëve është çelur për lejimin e call-Centerave, ndikimin e paligjshem ne Policine e Shtetit e vepra te tjera penale.

