Deputeti socialist, Erion Braçe ka sulmuar ashpër ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati.
Teksa fliste në komisionin e Ekonomisë për 1. projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, Braçe lëshoi kritika ndaj ish-ministrit të Financave, se ky i fundit bashkoi skemën e kompensimit të fermerëve me atë të TVSH, që sipas tij solli vjedhje.
“Skemën e kompensimit të fermerit bëje si të duash, por dua të ndalemi te rregulli i TVSH në blerje dhe shitje, për kaq po të flas. Skema e shitjes. Në 2018 kanë qenë bashkë. Eksperti i madh i asaj kohe i bëri bashkë dhe dhe ça ndodhi? U vodh masivisht. Ekspert i madh i asaj kohe dhe e rrënoi! Tani nuk ka kërkuar kush që të shërbejë si kompensim, jo! Zbatim i skemës së TVSH.”, tha Braçe.

