Zbardhen detaje të reja lidhur me djegien e një personi në Llogara. Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi thekson se viktima është gjetur i djegur totalisht brenda mjetit ndërsa policia ka dy pista hetimi.
Sipas tij një pistë është ajo e vrasjes dhe tjetra për ngjarje aksidentale. Në vendngjarje nuk janë gjetur armë dhe as plumba. Policia po kryen hetime të thelluara dhe ka ngritur postoblloqe.
“Është marrë një njoftim në sallën e drejtorisë së policisë Vlorë dhe ka alarmuar gjithë drejtorinë policisë dhe janë nisur drejt vend ngjarjes. Behët fjalë për një automjet të djegur, BMW i cili është gjetur i djegur në zonën e Llogarasë, në një rrugë dytësore të shtruar me çakull larg rrugës kryesore qe shkon drejt antenave.
Në mjet është gjetur një person i djegur totalisht nga informacionet që kemi. End nuk është identifikuar personi i djegur. Policia ka rrethuar vendin dhe po heton dy pista, vrasje apo një ngjarje aksidentale. Policia është drejt vendngjarjes dhe po merren me hetimet”, tha ai.

