E ngarkuara me punë e SHBA-së Vanhorn takim me Shehaj: Biseduam për vizionin e partisë “Mundësia”, për një Shqipëri më të mirë

1 Minuta Lexim

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se në këtë takim është folur për vizionin e partisë së Shehajt, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull