Ekzekutimi i Mëhallës në Elbasan – Kush është Oklid El Ouejdi që dyshohet se porositi e financoi vrasjen e biznesmenit! Prishja e marrëveshjes prej 700 mijë euro

2 Minuta Lexim

Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla duke vendosur 35-vjeçarin Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve.

El Ouejdi i njohur në qytet me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur ‘Timit të Elbasanit’ dyshohet se ka organizuar dhe financuar atentatin ndaj Mëhallës.

Sipas Policisë së Shtetit konflikti ka nisur nga një marrëveshje tregtare e papërfunduar me vlerë 700 mijë euro,shkruan ‘BalkanWeb’. Rreth 10 ditë para vrasjes Mëhalla kishte ushtruar dhunë fizike ndaj El Ouejdit në karburantin Xhaxhi Oil. Për të shmangur detyrimin financiar El Ouejdi kishte ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë por me probleme pronësie gjë që rriti tensionin mes tyre.

10 ditë pas përplasjes fizike Mondi Mëhalla u qëllua me tre plumba dhe u vra profesionalisht ndërsa autorët dogjën makinën tip Audi pas krimit. Mëhalla i njohur në qytet si Hyka ishte mik i ngushtë i Kei Piut.

Deri tani janë arrestuar tre persona Nevzat Nevi Spaho dyshohet si shoferi që ndihmoi autorin të largohej Kujtim Pisha punonjës karburanti për mosparaqitje të informacionit dhe Xhino Ago, ortak i Mëhallës i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së makinës së përdorur në krim.

Në kërkim mbeten Armando Kola nga Laçi dhe Marselo Arani nga Elbasani, i cili kishte thyer masën e arrest shtëpie për pastrim parash. Figura kyçe mbetet edhe Naldi Gjini i cili ka identifikuar disa prej të dyshuarve dhe ka ndihmuar hetimet.

Autoritetet e konsiderojnë El Ouejdin personin kyç në hetim me qëndrim të dyshuar në Maqedoninë e Veriut dhe lidhje të shumta në rajon përfshirë edhe me Sheval Muharremin i njohur si Bosi i Gërçecit. Hetimet tregojnë se konflikti financiar dhe tensionet personale e çuan situatën në atentat.

Policia po vijon përpjekjet për kapjen e Ouejdit dhe dy të kërkuarve të tjerë, ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të rëndësishme në ditët e ardhshme.(BW)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull