Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.
Elvin Gogaj është i treti në radhë që paraqet platformën e tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK.
Ai ka renditur shtyllat se ku do të bazohet drejtimi I tij në krye të SPAK.
“Platforma ime bazohet në një përvojë profesionale 26-vjevcare në fushën e drejtësisë. Qendroj para jush jo për një detyrë por për të marrë një përgjegjësi.
Veprimtari ime do të bazohet në “luftën e pandërprerë në luftën ndaj korrupsionit dhe luftës së organizuar, konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme, ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar dhe forcimi I besimit të publikut. Këto përbëjnë thelbin e qasjes sime dhe përfaqësojnë angazhimin tim për të drejtuar këtë institucion drejt pjekjes së mëtejshme. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me një analizë të përgjithshme në mënyrë që ndërhyrjet të jenë efektive”, tha ai.

