Erion Braçe së fundmi ka ngritur alarmin në rrjetet sociale, për mungesën e sigurisë në aktivitetet që zhvillohen në Sheshin “Skënderbej”.
Sipas tij, në shesh janë vendosur mbi 100 bombula gazi në kushte të pasigurta mes qindra qytetarëve që shkojnë aty.
Gjithashtu Braçe, është shprehur se e vizitoi vetë mbrëmjen e djeshme sheshin dhe është tronditur nga ajo që pa.
“Tiranë, sheshi i Skënderbeut.
Duket bukur, plot energji, shqiptarët e të huaj plot – Po siguria në një vend me kaq shumë njerëz.
Bombulat e gazit nga bombat e gazit i ndajnë vetëm standartet dhe kushtet teknike të sigurisë.
Jam i bindur qe standardet dhe kushtet teknike te sigurise nuk janë ato që pashë e këto që shihni.
Numerova mbi 100 bombula ne kushte te tilla ku nje i papergjegjshem apo qofte edhe nje pakujdesi njerezore mund ti kthej ne rrezik te madh!
Ka energji elektrike aty!”, shkruan Braçe në postim.

