Erion Veliaj dorëzon kërkesën për revokimin e vendimit të GJKKO-së

1 Minuta Lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes avokatit të tij, Artan Gjermëni, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për revokimin e vendimit të datës 2 dhjetor 2025.

Veliaj kërkon heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, duke e konsideruar atë trajtim të papajtueshëm me standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të ketë akses të plotë dhe të menjëhershëm në aktet e dosjes për të qenë i informuar dhe për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta të garantohen në mënyrë të plotë dhe efektive.

Në dokument, Veliaj argumenton se gjykata ka vepruar në mënyrë të ndryshme për të pandehur të tjerë, duke i lejuar atyre njohjen dhe marrjen e kopjeve të aktelor, ndërsa në rastin e tij kjo e drejtë i është mohuar. Ai thekson se ligji parashikon qartë që të pandehuri ka të drejtën autonome për t’u njohur me dosjen, pavarësisht nga mbrojtësi.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjykata për vendim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull