Gjuriç irritohet nga njohjet e reja – Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

1 Minuta Lexim

Serbia kërcënon sërish Kosovën. Ministri i Jashtëm, Marko Gjuriç, gjatë një interviste në televizionin publik RTS, foli me zemërim lidhur me njohjet e reja.

“Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm në luftën për Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, u shpreh ai duke përdorur terma referues të njëjta me ato të regjimit të diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Ministri serb la të kuptohet se Beogradi ka gati disa tërheqje të njohjeve për Kosovën.

“Ne shohim që Prishtina i ka dhënë fund moratoriumit mbi fushatën e njohjeve dhe tërheqjes së tyre.

Tani do të shohim në muajt në vijim se çfarë po bëjmë, megjithëse kemi bërë tashmë gjëra të caktuara, por nuk donim të mburreshim për këtë për arsye të caktuara”, tha Ministri i Jashtëm serb.

Gjuriç vazhdoi lojën me disa karrige duke theksuar se Beogradi është Perëndimi për Lindjen dhe Lindja për Perëndimin.(A2 CNN)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull