“Ironia e një Dosjeje në Universitetin e Harvardit”

3 Minuta Lexim
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dytë Botërore. Ajo është pjesë e dosjes së “Komisionit Robert”, një komision i krijuar me studiues dhe specialistë të trashëgimisë kulturore dhe arteve, të mbledhur nga disa universitete amerikane.
Qëllimi i këtij komisioni ishte hartimi i listave të detajuara të pasurive kulturore në Europë, në mënyrë që ushtria dhe aviacioni amerikan të shmangnin goditjen apo shkatërrimin e tyre. Në një përplasje globale me pasoja katastrofike për kontinentin, ky komision përpiqej të mbronte trashëgiminë dhe artin europian nga humbjet e pariparueshme.
Brenda arkivit të këtij komisioni, i cili ruhet sot në Universitetin e Harvardit, gjendet edhe Dosja që i kushtohet Shqipërisë. Specialistët amerikanë hartuan një listë të gjerë të të gjitha zonave me interes të veçantë kulturor në territorin shqiptar, duke krijuar edhe një hartë me pikat që duhej të shmangeshin nga bombardimet ose nga veprimet e këmbësorisë në rast zbarkimi.
Me shumë interes është faqja e parë e kësaj dosjeje, ku theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë IIRE dhe me tutje greke, romake, bizantine, e kështu me radhë.
Në dokumentet e Luftës së Dytë, amerikanët i kushtonin rëndësi parësore ruajtjes së trashëgimisë ilire dhe mbrojtjes së saj nga çdo rrezik i mundshëm ushtarak nje perparesi qe fatkeqesisht nga “shkolla e re internacionale” e arkeologjise shqiptare nuk perfillet me pasi shikohet si remineshence e periudhes komunisto-nacionaliste.
Pertej kesaj ironia e kesaj Dosjeje është e madhe. Imagjinoni një ekip i specializuar punonte në kohe lufte ne Harvard për të përpiluar një listë të pasurive kulturore shqiptare që të mbroheshin, në një kohë kur vite pas viteve 90te, vetë shqiptarët do t’i shpërfillnin, do t’i linin në mëshirë të fatit, apo do t’i dëmtonin dhe shkatërronin këto vlera historike më shumë sesa çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.
Po ta dinin studiuesit e Harvardit se lista e tyre për mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare do të hidhej ne plehra nga vetë shqiptarët e pas ’90-s, ndoshta nuk do të ishin lodhur fare me atë punë.
foto
“Maps Showing Areas to Be Spared Destruction During World War II”
faqja e pare e Raportit te “Komisionit Robert”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull