Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thotë se nuk e ka pranuar kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e Belinda Ballukut.
Sipas argumentit të Peleshit, objekti i kërkesës për interpelancë është në Gjykatë Kushtetuese.
“Objekti është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesa për interpelancë urgjente sipas parashikimit kushtetues, nuk është pranuar se çështja është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese. Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve. Është e domosdoshme të pritet vendimi i Gjykatës”, tha Peleshi.

