Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Kukur të Gramshit.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sipas informacioneve të para nuk raportohet për të lënduar.
Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Kukuri është rreth 2 ore larg nga Gramshi, në një zonë malore.

