Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj është proceduar penalisht në lidhje me protestën që po vijon pa ndërprerje prej dy ditësh para Kryeministrisë.
Policia bën me dije se Lapaj ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, sqaron policia.
Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Adriatik Lapaj dhe disa protestues të tjerë kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona. Kërkesa e policisë shkaktoi tensione mes të pranishmëve.

