Rama uron kryeministrin Albin Kurti per fitoren

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Ai shprehu shpresën që mandati i rizgjedhur të shërbejë për sukses dhe mbarësi për Kosovën dhe për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar🇦🇱🎄🇽🇰-, shkruan ne urimin formal qe kryeministri i Shqiperise percjell per kryeministrin me mandat te sapofituar per qeverine Kurti 3.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull