2025! Luftëra, kriza, pasiguri! Vit i tmerrshëm apo sfida që duhen kapërcyer?
A mund të mësojmë nga Trump? Një studiues gjerman thotë, po, mund të mësojmë nga Donald Trump se si mund të ruhet mendimi pozitiv në një botë xhungël.
Fritz Breithaupt nga Universiteti i Pennsylvania në qëndrimin e Trump me lëvdata dhe këndvështrim pozitiv, shikon edhe një lloj recete për të mos humbur aftësinë për të vepruar.
“Ai e sheh veten si një njeri që vepron. Përballet me të gjitha këto situata kërcënuese në botë dhe i interpreton ato si sfida.”
Rezistenca shpirtërore e njeriut ndaj krizave, shpjegon Breithaupt, do të thotë kryesisht t’i shohim kërcënimet si sfida.
“Nga ana tjetër, kush thotë se ishte një vit i tmerrshëm dorëzohet, nuk vepron, dhe vuan.”
Breithaupt këshillon ruajtjen e qetësisë dhe të kuptosh se papërsosmëria i përket njeriut.
“Ne mësojmë nga gabimet. Gabimet janë pjesë e jetës dhe kjo është thelbësore edhe për politikën e nivelit të lartë.”

