Vjen cikloni? Sinoptikania zbardh skenarin që ndryshon planet, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në fillim të vitit

2 Minuta Lexim

Meteorologia Rezarta Xhakollari ka sjellë parashikimin e shumëpritur për ditët e fundit të vitit 2025 dhe fillimin e vitit 2026, duke dhënë një panoramë të qartë për të gjithë ata që po planifikojnë festat, udhëtimet apo pushimet e fundvitit.

A ka ngrica? A do të ketë shi? A është moti “në krahun tonë” apo gati të na surprizojë? Përgjigjja është: po për diellin, po për të ftohtin dhe po për ndryshimin e menjëhershëm të kushteve atmosferike.

31 dhjetori pritet të nisë me ngrica, ku në zonat veriore temperaturat në mëngjes mund të zbresin deri në -5°C, ndërsa gjatë mesditës maksimalet do të luhaten nga 10 deri në 12°C. Pra, diell gjatë ditës, por të ftohtë që “të kafshon” në agim.

Ndryshimi i madh pritet të vijë shpejt. Më 2 janar, sipas parashikimit të meteorologes, nisin reshjet e shiut, duke shënuar një kthesë të dukshme të motit.

“Pra, kemi një fundvit të thatë dhe me diell, ndërsa fillimi i vitit 2026 do të jetë më i lagësht dhe më i ftohtë”, thekson Xhakollari, duke këshilluar kujdes për ata që udhëtojnë, sidomos në zonat malore ku ngricat mund të krijojnë vështirësi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull