Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.
“Të gjithë e kanë dëgjuar Diellën sepse është bërë një fenomen botëror, është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në të gjithë botën ka arritur të konkurrojë Angelina Jolie, nga ana tjetër kenë dëgjuar të gjithë skeptikët në lidhje me hyrjen e Diellës në këtë proces (Prokurimet Publike). Skeptikët e të cilëve algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit.
Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar. Do të jetë i bazuar në të gjithë ligjin për prokurimet. Cilido që do të dojë ta rishikojë manualisht me sytë e njeriut procesin do të ketë mundësi ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë i pagjurmueshëm”.
“Vlerësimet e KE nuk shquhen për bujari”/ Hapat për anëtarësimin në BE, Rama: Sfidë e vazhdueshme
Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, foli për vlerësimet europiane për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ai u shpreh se Komisioni Europian vlerëson me përpikmëri dhe pa asnjë tolerim të gjitha hapat e ndjekura.
Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi se është sfidë e vazhdueshme për matjen e integritetit të procedurave, por edhe inkurajim.
“E dimë që vlerësimet e Komisionit Evropian nuk shquhen për bujarinë, por janë vlerësime njerëzish që kur ulen në tryezë zemrën e kanë lënë në shtëpi.
Matja e integritetit të procedurave njëkohësisht integritetit të njerëzve që janë pas këtyre procedurave është pikërisht puna e tyre, çka për ne përbën sfidë të vazhdueshme por edhe arsye për tu ndjerë të inkurajuar, aty ku dukej e pamundur faktikisht.
Pikërisht krijimi i një sistemi auto-imun, jo vetëm kundër kuptimit të përgjithshëm ndaj korrupsionit, por ndaj numrit të jashtëzakonshëm për metër katrorë të komshinjve, kushërinjve, krushqve dhe lidhjeve të tjera familjare”, tha kryeministri Rama.

