15 vite nga vrasja e 4 protestuesve me 21 Janar. Rama: Drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë.Berisha:Jemi te pamposhtur!

2 Minuta Lexim

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës u vranë Akeks Nika, Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Kryeministri Edi Rama e ka kujtuar sot “21 janarin” dhe në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe 15 vite pas asaj që e quan krim shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe pasi drejtësia nukë shtë vënë në vend. “MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Ndersa ne seline e kryeministrise eshte duke zhvilluar edhe nje takim me familjare te viktimave dhe drejtues te shumices politike. Ndersa kryetari i PD-se Sali Berisha ne faqen zyrtare te tij ne rrjetet sociale shkruan:

“Nëse kjo parti do të kishte një emër të dytë, ai do të ishte “E Pamposhtur”. Dhe këtë emër ia keni dhënë ju me veprën tuaj!

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull