Arrestimi i pronarit të barit Crans-Montana, Jacques Moretti, pasi u konsiderua se rrezikonte të largohej jashtë vendit, u kërkua nga prokurori i qytetit të Sionit, pas një seance të gjerë dëgjimore të premten në mëngjes. Ky vendim pritet të konfirmohet nga gjykata kompetente e Valais.
Në ditët pas zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation ditën e Vitit të Ri, zyra e prokurorit të Valais fillimisht kishte përjashtuar mundësinë e një arrestimi, duke përmendur faktin se nuk kishte rrezik arratisjeje për Jacques Moretti dhe gruan e tij. Megjithatë, zhvillimi i ri tregon se situata ka ndryshuar dhe ndalimi u konsiderua i nevojshëm.
Ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit, gruaja e Morettit, Jessica, foli me gazetarët e përlotur, duke u kërkuar falje familjeve të viktimave. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe njerëzit që po përpiqen të shërohen. Është një tragjedi e paimagjinueshme. Nuk mund ta imagjinonim kurrë këtë. Ndodhi në lokalin tonë dhe dua të kërkoj falje”, tha ajo
Më herët sot, Jaques dhe Jessica Moretti të cilët u arrestuan nga prokurorët zviceranë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, po hetohen nën dyshimin për krime, përfshirë vrasjen e paqëllimshme, ndërsa familjet e viktimave kanë ngritur padi te prokurorët zviceranë për zjarrin në barin Le Constellation.
Çifti ka shprehur keqardhjen e tyre për zjarrin dhe tha se do të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.
Të paktën 40 persona vdiqën në zjarr dhe 116 u plagosën, shumë prej tyre rëndë.
“Jemi të shkatërruar, mendimet tona janë vazhdimisht me viktimat, të dashurit e tyre që i humbën ata kaq dhunshëm dhe kaq para kohe dhe me të gjithë ata që luftojnë për jetën e tyre”, thanë ata në një deklaratë më 6 janar. /br

