500 personave u kërkohet evakuim urgjent, u rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen

1 Minuta Lexim

Prefektura e Qarkut Durrës ka shpallur një thirrje urgjente për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e Sukthit, për shkak të rrezikut të lartë nga prurjet e shumta të lumit Erzen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 500 persona ndodhen në zona të prekura nga përmbytjet, dhe jeta e tyre është në rrezik të drejtpërdrejtë. Autoritetet lokale bëjnë thirrje për bashkëpunim të menjëhershëm me strukturat e emergjencës civile dhe kërkojnë nga qytetarët që të largohen sa më shpejt nga zonat e rrezikuara.

Evakuimi i qytetarëve po organizohet nën koordinimin e Bashkisë Durrës, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencës civile. Po ofrohen mjetet e transportit për banorët, si dhe strehim të përkohshëm dhe asistencë për ata që kanë nevojë.

Prefektura kërkon nga qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga përmbytjet, duke përfshirë shmangien e lëvizjeve të panevojshme dhe qëndrimin në zona të siguruara deri në normalizimin e situatës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull